Së fundmi është bërë i ditur lajmi se Princesha Beatrice është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë këtë vjeshtë, me partnerin Edoardo Mapelli Mozzi. Këtë lajm të ëmbël e ka dhënë Pallati Mbretëror nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Twitter.
Mesa duket familja e famshme mbretërore ka gjetur pak paqe me këtë lajm të gëzueshëm pas shumë skandaleve medatike të cilat kanë bërë bujë kohët e fundit e që kanë patur në fokus dyshen e njohur, Harry-n dhe Meghan-in.
Her Royal Highness Princess Beatrice and Mr Edoardo Mapelli Mozzi are very pleased to announce that they are expecting a baby in autumn of this year.
The Queen has been informed and both families are delighted with the news.
📸 The couple on their wedding day in July 2020. pic.twitter.com/oCHZLBa8oT
— The Royal Family (@RoyalFamily) May 19, 2021
Rikujtojmë, se Beatrice dhe Edoardo u martuan në muajin korrik të vitit të kaluar, në një ceremoni të fshehtë në All Saints Chapel, Windsor Great Park, pasi planet për një event publik madhështor u shkatërruan nga pandemia e koronavirusit.
Fëmija do të jetë stërnipi i 12-të i Mbretëreshës. Kujtojmë se në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Princesha Beatrice dhe bashkëshorti i saj u akuzuan se kanë thyer rregullat strikte të të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Rikujtojmë gjithashtu se në pritje të një fëmije të dytë janë edhe ish-Duka dhe Dukesha e Sussex. Burime pranë “Cosmopolitan” zbulojnë se Meghan Markle po planifikon një lindje natyrale për vajzën e saj. Ish-çifti mbretëror zbuloi gjininë e bebit gjatë intervistës së shumëpërfolur me prezantuesen televizive Oprah Winfrey pak javë më parë.