Gossip Showbiz

Pallati Mbretëror skandalizohet nga deklaratat e Harry-t, ja çfarë pritet të ndodhë…

Ishte intervista e dyshes së njohur, Harry-t dhe Meghan-it për Oprah Winfrey kundër familjes mbretërore e cila tronditi gjithë botën. Harry ndërkohë e thellon skandalin duke bërë të tjera deklarata të forta për familjen e tij. Në një intervistë për Dax Shepard, ish-duka i Sussex ka zbuluar të tjera detaje nga jeta e tij dhe pse vendosi të largohej përfundimisht nga pallati mbretëror.

Së fundmi Princ Harry ka zbuluar se nuk ka dashur të ishte pjesë e familjes mbretërore. Në podcastin “Armchair Expert”, Harry ka treguar se kishte frikë se mbase përvoja e mamasë së tij, Princeshë Diana do të përsëritej prandaj kishte menduar largimin që në të 20-at e tij.

Pas këtyre deklaratave, një burim i afërt i familjes mbretërore, ka thënë se populli dhe vetë familja janë skandalizuar për herë të dytë rreth atyre që kanë dëgjuar dhe për faktin se si Harry vazhdon ende të hedhë baltë për to. Kështu që ata duan ti marrin titujt e tyre dhe të mos përdoren më kurrë! Duhet të quhen vetëm Harry dhe Meghan!

Së fundmi, Princ Harry ka folur rreth njohjes së tij me Meghan Markle. Në një intervistë për “Dax Shepard”, ai ka treguar se në fillimet e lidhjes ata takoheshin fshehurazi për të mos u njohur nga njerëzit.