Aktualitet

Pas takimit me Xhafajn, Veliu: Shumë shpejt rezultatet!

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një takim me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj pas sekuestrimit të shumës rekord të 3.4 milionë eurove në dy makina në portin e Durrësit. I pranishëm ishte edhe kreu i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj. Pas takimit, Veliu tha se shumë shpejt do të ketë rezultate. Për eurot e sekuestruara u arrestuan 4 persona, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.