Pas vendimit amerikan për t’u tërhequr nga Marrëveshja Ndërkombëtare Bërthamore, e firmosur tre vjet më parë me Iranin, vjen kërcënimi i Republikës Islamike. Presidenti Hassan Rohuani u përgjigj me paralajmërimin e një ekspansioni bërthamor. Sipas tij, “Vendi mund të rinisë pasurimin e uraniumit, me qëllim mbrojtjen e interesave të veta kombëtare”. Por, përpara se të hidhet ky hap, pritet rezultati i negociatave me partnerët europianë në këtë marrëveshje, si dhe me Kinën e Rusinë.