Sanksionet ndaj platformës X mund të jenë shumë të forta dhe të arrijnë disa miliardë euro. Bashkimi Evropian mund të gjobisë, pezullojë apo edhe të ndalojë platformën e mediave sociale X nëse ajo dështon në përputhje me rregullat e BE-së, njoftoi Stephane Sejourne, Zëvendës President Ekzekutiv i Komisionit Evropian (KE). Në një intervistë për France Inter, ai kujtoi se komisionerja, Hena Virkunen javën e kaluar zgjeroi hetimin kundër Elon Musk, pronar i platformës X, i njohur më parë si Twitter.
BE ka rregulla që do të zbatohen, theksoi Sejoune, duke shtuar se raporti i komisionerit do të marrë parasysh të gjitha diskutimet që janë zhvilluar javët e fundit, përfshirë ato për ndërhyrjen politike të Musk në Evropë, pasi ai shprehu mbështetjen për Alternativën e ekstremit të djathtë për Gjermaninë. “Sanksionet mund të jenë shumë të forta dhe të arrijnë miliarda euro. Në fund të fundit, kjo mund të çojë në një ndalim të Platformës X”-tha Sejourne.
Startupi me Al i Elon Musk, xAl ka njoftuar se versioni i ri i chatbotit Grok-2 do të jetë i disponueshëm falas për të gjithë përdoruesit e X. “Si gjithmonë, përdoruesit Premium dhe Premium+ marrin kufij më të lartë përdorimi dhe do të jenë të parët që do të kenë qasje”-tha startupi me Al. Bëhet e ditur se xAl ka testuar në heshtje një version të ri të modelit Grok-2 gjatë javëve të fundit. xAl thuhet se arriti një vlerësim prej 50 miliardë dollarësh vetëm 16 muaj pas themelimit të saj në korrik 2023.
Tani vlen më shumë se sa ka paguar miliarderi Musk për të blerë Twitter. Siç raportohet, xAI po fiton tërheqje në sektorin konkurrues të AI dhe tani vlerësohet më i lartë se startupet e tjera si Anthropic me vlerë 19 miliardë dollarë dhe Perplexity me 2.8 miliardë dollarë. xAI ka zhvilluar chatbotin me Al, Grok. Grok pozicionohet si një konkurrent i ChatGPT të OpenAI, Gemini të Google dhe Claude të Anthropic.