Gossip Showbiz

Pas zbulimit të tradhtisë së Fedez, fansat e braktisin atë?

Popullariteti i Fedez ka pësuar një rënie të ndjeshme në rrjetet sociale pas deklaratave të fundit të Chiara Ferragni, e cila zbuloi tradhtitë e pretenduara dhe sfidat që kanë karakterizuar martesën e tyre.

Pas këtyre shpërthimeve publike, reperi ka regjistruar një humbje të konsiderueshme ndjekësish, me mbi 10,000 persona që e kanë lënë atë brenda disa orësh.

Ndërkohë, përkundër këtij reaksioni negativ, Chiara ka përfituar nga një rritje e madhe e popullaritetit. Ndjekësit e saj janë shtuar me rreth 45,000 persona, një shenjë e qartë e mbështetjes nga publiku, i cili ka treguar solidaritet për mesazhët që ajo ka ndarë.

Gjithçka ka shpërthyer kur Chiara ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të zbulojë se, sipas saj, Fedez e kishte tradhtuar gjatë shumë viteve të martesës së tyre, duke përfshirë periudhën para dasmës së tyre në vitin 2018.

Këto akuza kanë shkaktuar zemërim mes fansave, të cilët ndihen të tradhtuar nga imazhin e çiftit të “përsosur” që ata kishin ndërtuar.

Reagimi i publikut ka qenë i menjëhershëm, duke u reflektuar në humbjen e numrit të ndjekësve të Fedez në Instagram dhe platformat e tjera, ndërsa Chiara ka përjetuar një moment forcimi, duke fituar mbështetje masive.

Hashtag-u #TeamChiara ka marrë përhapje të madhe, duke bërë xhiron e rrjetit social, me mijëra përdorues që i shprehin mbështetje dhe solidaritet influencueses në këtë periudhë të vështirë që po kalon.

Por tashmë, një “bombë” tjetër është hedhur në rrjet duke zbuluar se dhe Chiara e ka tradhtuar Fedez gjatë martesës së tyre. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim si do të zhvillohen ngjarjet në vijim dhe nëse Fedez do të reagojë për këto lajme.