Food & Drink

Pasojat e ngrënies së çokollatës, çfarë ndodh me trupin kur e teproni?

Çokollata është një nga ëmbëlsirat më të dashura në botë, por konsumi i saj, sidomos në sasi të mëdha, mund të sjellë disa efekte në organizëm.

Çokollata përmban yndyrë dhe sheqer, ndaj konsumimi i tepërt mund të lidhet me shtim në peshë, obezitet, rritje të tensionit të gjakut dhe rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës apo diabet të tipit 2. Përveç kësaj, ajo mund të ndikojë edhe në shëndetin e lëkurës, duke u lidhur në disa raste me shfaqjen e akneve.

Një tjetër faktor është prania e kafeinës në kakao. Nëse konsumohet shumë çokollatë, mund të shfaqen efekte si pagjumësi, nervozizëm, rrahje të shpejta të zemrës apo probleme me tretjen si kapsllëku dhe dhimbjet e kokës.

Megjithatë, çokollata nuk është vetëm “e ndaluar”. Sidomos çokollata e zezë përmban flavonoide, përbërje me veti antioksiduese që mund të ndihmojnë shëndetin e zemrës dhe të mbrojnë qelizat nga dëmtimi.

Ekspertët rekomandojnë konsum të moderuar, rreth 30–60 gramë në ditë, për të shmangur efektet negative dhe për të përfituar nga përbërësit e saj të dobishëm.