Në vijim të vizitës në Tiranë, Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë, Shenjtëria e Tij Kirill u prit sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Sipas njoftimit zyrtar, Meta theksoi se roli i besimeve fetare është i pazëvendësueshëm për paqen, bashkëjetesën dhe harmoninë mes popujve e kombeve. Patriarku Kirill shprehu kënaqësinë që konstatonte ndryshim e progres të madh në Shqipëri, në të gjitha fushat, nga vizita e tij e parë, para 15 viteve. Gjithashtu, çmoi lart harmoninë e bashkëjetesën fetare dhe punën e klerikëve shqiptarë në këtë drejtim.