Bota

Pavarësisht Koronavirusit, Gjermania rihap shkollat

Pavarësisht shqetësimeve për shpërthime të reja të koronavirusit në Europë, sot në Gjermani u rihapën shkollat për mijëra nxënës në Mecklenburg-Vorpommern, njëri nga 16 landet gjermane. Dy ditë më parë, në kryeqytetin Berlin u zhvilluan protesta kundër kufizimeve që synojnë frenimin e përhapjes së  COVID-19/ës.  Gjermania e menaxhoi relativisht mirë pandeminë, ndonëse javët e fundit po përballet me rritje të numrit të të infektuarve.