Aktualitet

PD, tjetër kontratë lobimi në SHBA

Partia Demokratike nënshkroi kontratë të re lobimi në Shtetet e Bashkuara, me vlerë 40 mijë dollarë. E firmosur më 12 Qershor me “Sonoran Policy Group LCC”, ajo do të jetë e vlefshme deri në Tetor të këtij viti. Firma e lobimit, njihet për kontaktet me njerëz pranë Presidentit Donald Trump. Kontrata u botua në faqen e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, por, asgjë nuk dihet se për çfarë po përgatitet Opozita