Celebrities

Për herë të parë pas 10 vitesh, ish-anëtarët e “One Direction” ‘çmendin’ fansat me veprimin e fundit!

Zayn Malik dhe Louis Tomlinson kanë çmendur rrjetin të hënën, pasi u fotografuan së bashku për herë të parë pas 10 vitesh. Ish-yjet e “One Direction” thuhet se kanë pasur mosmarrëveshje për një dekadë, por duket se tani kanë lënë anash dallimet mes tyre. Zayn, 32 vjeç, dhe Louis, 33 vjeç, kanë rifilluar miqësinë pas një takimi rastësor në funeralin e ish-anëtarit të grupit të tyre, Liam Payne, në nëntor të vitit të kaluar. Ata gjithashtu janë parë së bashku në një koncert më herët këtë vit.

Sipas një faqe fansash, Zayn dhe Louis janë parë së bashku në Nju Jork. Të tjerë kanë shprehur gëzimin e tyre në komentet për ribashkimin e djemve. Një person shkroi:

Zemra ime ZOUIS është shpëtuar! E di që janë takuar edhe pas koncertit të Zayn në Hollywood, por kjo e bën vitin 2025 edhe më të mirë.

Në shkurt, Louis mori pjesë në koncertin e Zayn në Los Angeles, ku përmendi “mikun e tij të vjetër” gjatë performancës së tij solo në Shrine Exposition Hall. Marrëdhënia e Zayn me ish-anëtarët e grupit u prish kur ai u largua nga grupi në mars 2015. Ai tha në vitet që pasuan se grupi ishte “lodhur nga njëri-tjetri” dhe se nuk kishte mbajtur shumë kontakt me ta që prej largimit. Zayn u shpreh:

Sonte është diçka speciale. Një mik i vjetër është këtu për mua sonte.