Health & Beauty Lifestyle

Për ju që fërkoni thuajse çdo natë para gjumit shputat e këmbëve!

Secili prej nesh ka metoda dhe zakone të ndryshme për të përgatitur trupin për gjumë dhe njëra prej tyre mund të tregojë disa probleme shëndetësore. Bëhet fjalë për një fërkim të pavetëdijshëm të këmbëve.

E keni kapur ndonjëherë veten duke fërkuar njërën këmbë me tjetrën para se të flini gjumë? Edhe pse duket si një zakon i padëmshëm, mund të tregojë diçka më shumë. Një prej tyre është një çrregullim periodik i lëvizjes së këmbëve, i cili reflektohet në spazmat dhe dridhjet e tyre në gjumë. Sipas ekspertëve, kjo mund të ndikojë negativisht sepse të nesërmen do të jeni të përgjumur dhe të lodhur.

Nëse lëvizni shpesh në gjumë dhe fërkoni këmbët në shtrat, kjo gjendje është arsyeja për këtë. Nëse ndjeni lehtësim ndërsa jeni shtrirë dhe lëvizni këmbët mund të nënkuptojë se keni sindromën e këmbëve të shqetësuara. Është një çrregullim neurologjik që nuk do t’ju lejojë të pushoni plotësisht. Nëse vëreni lodhje të vazhdueshme edhe pas një gjumi të mirë, është koha që të konsultoheni me mjekun.

Nëse po përpiqeni të rehatoni veten, ekziston mundësia që në këtë mënyrë të krijoni efektin e kontaktit të ngushtë në lëkurë dhe kështu të relaksoheni para gjumit. Mund të jetë një ritual i thjeshtë që bëni çdo natë për t’ju ndihmuar të bini në gjumë. Nuk janë aspak estetike, shoqërohen me dhimbje të tmerrshme dhe nëse nuk i trajtoni në kohë mund të kthehen në një vatër inflamacioni dhe infeksioni mykotik. Po flasim për thembrat e çara dhe kallot. Pasta e dhëmbëve mund t’ju ndihmojë në disa probleme që kanë të bëjnë me shputat.