Love & Sex

Për ju që keni parë së fundmi ëndrra erotike, ekspertët tregojnë atë që nuk e prisnit aspak!

Të është dashur ndonjëherë të zgjohesh nga një ëndërr e nxehtë dhe të pyesësh veten: “Çfarë dreqin do të thotë kjo?” Ekspertët thonë se ëndrrat erotike shpesh nuk kanë të bëjnë fare me dëshira fizike. Ato mund të jenë mënyra e nënvetëdijes për të folur me ty; për lidhje emocionale, pasiguri, dëshira të fshehura, apo pjesë të vetes që po përpiqesh t’i pranosh.

Studimet tregojnë se më shumë se gjysma e njerëzve kanë ëndrra erotike. Por sipas psikologëve, këto ëndrra janë shpesh simbolike mund të pasqyrojnë nevojën për afërsi, përmirësim në marrëdhënie, apo thjesht dëshirën për të ndjerë më shumë kënaqësi dhe vetëbesim në jetën e përditshme. Në fund, çdo ëndërr është një mesazh unik nga nënvetëdija jote dhe jo gjithmonë për atë që mendon.

Një studim i vitit 2019 mbi faktorët që ndikojnë në shpeshtësinë e ëndrrave erotike ka zbuluar se burrat përjetojnë këto ëndrra më shpesh se gratë, ndërsa të rinjtë raportojnë një frekuencë më të lartë se të moshuarit. Kjo sugjeron se intensiteti i mendimeve seksuale gjatë ditës luan një rol të rëndësishëm në shfaqjen e këtyre ëndrrave gjatë natës.

Ekspertët e psikologjisë mendojnë se sa më shumë që individët të mendojnë për seksin, aq më shumë ka gjasa që këto mendime të shfaqen në ëndrrat e tyre. Por, përveç mendimeve ditore, faktorë të tjerë si personaliteti, psikopatologjia dhe hormonet, siç është testosteroni, gjithashtu ndikojnë në shpeshtësinë dhe natyrën e ëndrrave erotike.