Aktualitet Celebrities

Për koncert në Zvicër, policia arreston Noizy-n në aeroport!

Kthesë e papritur planeve të reperit të njohur, Noizy, i cili kishte paralajmëruar se do të performonte në një klub nate në Zyrih të Zvicrës, si pjesë e promovimit të albumit të tij të fundit. Noizy u arrestua të shtunën në Aeroportin e Zyrihut. Mediat zvicerane raportojnë se gjendej atje për të promovuar albumin e tij më të ri.

Lajmi u konfirmua nga Policia e Zyrihut për mediat zvicerane. Referuar autoriteteve vendase, arrestimi u bë me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda me dhunë, por nuk ka detaje.

Noizy pritej të performonte në një klub pranë Zyrihut ku edhe kishte njoftuar një koncert për të promovuar projektin më të fundit muzikor. Pas ndalimit të tij, organizatorët hoqën çdo njoftim e reklamë nga mediat sociale. Deri tani, nuk ka reagim nga vetë artisti, apo përfaqësuesit e tij lidhur me arrestimin.