Health & Beauty Vitality Vibes | News

Për të bërë disa analiza klinikisht çfarë duhet që të kemi parasysh?! Dr. Adilta Bejko shpjegon gjithçka…

E ftuar këtë javë në emisionin “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin ka qenë Dr. Adilta Bejko për të folur në mënyrë të detajuar në lidhje me mjekësinë laboratorike dhe inovacionet e kësaj fushe në vendin tonë. Çfarë duhet të kemi parasysh kur bëjmë analizat, cilët janë faktorët që ndikojnë, shkaktarët e rezultateve dhe jo vetëm kaq.

Çfarë është mjekësia laboratorike dhe pse është kaq e rëndësishme?

Mjekësia laboratorike është zemra e diagnozës, nuk shihet më si një koncept i veçuar nga fushat e tjera dhe nga specialitetet e tjera të mjekësisë, por është ajo që ndërthur të gjitha ndryshimet që trupi ynë manifeston ndaj ekspozimeve të agjentëve të ndryshëm në formë të shenjave klinike. 

Për të bërë disa analiza klinikisht çfarë duhet që të kemi parasysh ne?

Sot çiftet e reja fillojnë të bëjnë analiza që në momentin kur konceptojnë një fëmijë. Krahas analizave që bën mamaja ose babai i fëmijës, janë analiza që bëhen që nga java e dhjetë, të cilat bëjnë një lexim të hartës kromozomike të bebit që ende nuk ka lindur. Që nga ky moment ne kemi mundësinë që të shikojmë se sa i shëndetshëm është ky fëmijë që po na vjen. Menjëherë pas lindjes bëhet testi i ‘New Born’-it me anë të të cilit ne dedektojmë 100 sëmundje të ndryshme monogjenike që mund të ketë trashëguar fëmija nga një prej prindërve. Më pas janë testet rutinë të moshave pediatrike, par ose pas vaksinimit dhe deri në moshën adulte që jemi ne.