Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se aktori, Kenan Thompson do të prezantojë eventin e ndarjes së çmimeve “People’s Choice Awards”. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë aktori i cili në një deklaratë për mediat është shprehur i entuziasmuar për pjesëmarrjen e tij.
Nuk mund ta besojë se do të kem rastin të prezantojë ceremoninë ‘PCA’. Jam shumë i bekuar që në të kaluarën kam qenë i nominuar në dy kategori dhe këtë vit jam pjesë e dy kategorive të tjera për punën time në ‘SNL’. Çfarë kohërash të mira për karrierën time. Urime të gjithë të nominuarve. Ne tashmë jemi fitues.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se “People’s Choice Awards” do të transmetohet më 7 dhjetor në kanalet, “NBC” dhe “E!”. Nëse e humbët pa parë, edicioni i radhës së “PCS’s 2020” u mbajt në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë koronavirus. “People’s Choice Awards”, mblodhi atë mbrëmje të gjithë personazhet e njohur nga të gjithë fushat duke nisur nga muzika, kinematografia, televizioni etj.

Ky spektakël ka një veçori, pasi fituesit zgjidhen nga njerëzit dhe vitin që kaloi votuan plot 1 miliardë njerëz për të zgjedhur më të mirët e 2020-tës. Justin Bieber dhe Lady Gaga ishin ndër personazhet më të nominuar me nga 7 nominime secili. Emra të tjerë të njohur që ishin të nominuar ishin Meghan Thee Stallion, Ariana Grande, Cardi B, The Weeknd, Will Smith, Charlize Theron, Tiffany Haddish etj.
Spektakli u drejtua nga Demi Lovato dhe para se ai të niste zyrtarisht, u zgjodhën tre personazhe për të nderuar me disa çmime mjaft të rëndësishme. Jennifer Lopez mori çmimin “Icon Award”, Tyler Perry “People’s Champion Award” dhe Trace Elliss Roos “Fashion Icon Award”.