Celebrities Gossip Showbiz

Pas 11 vitesh martesë, ndahet çifti i njohur i showbiz-it!

Lidhën kurorë nëntorin e vitit 2011 në Georgia të Shteteteve të Bashkuara dhe dukeshin shumë të lumtur. Kishin bashkëjetuar më parë dhe ndiheshin kaq mirë me njëri-tjetrin. “Ajo ishte e emocionuar dhe një nuse e bukur”- pati thënë asokohe një burim pranë çiftit për ‘Us Weekly’.

Por tani, pas 11 vitesh martese dhe dy fëmijëve, aktori amerikan Kenan Thompson dhe modelja Christina Evangeline, kanë vendosur t`i japing fund lidhjes së tyre. “TMZ” thotë se së shpejti, do të paraqesin dokumentat e divorcit.

Në fakt, duket se situata është acaruar prej kohësh dhe thuhet se Thompson dhe Evangeline janë ndarë prej më shumë se një viti, por ishin përqëndruar tek bashkë-prindërimi i dy vajzave të tyre, Georgia dhe Gianna.

Ftohja ka ardhur me kalimin e kohës, megjithatë duket se po ndahen paqësisht duke ruajtur relata të mira me njëri-tjetrin. Thompson dhe Evangeline janë takuar për katër vjet përpara se të martoheshin në nëntor 2011 në Akuariumin Georgia në Atlanta, Georgia.

Ndonjëherë njerëzit thjesht ndahen ndërsa jeta e tyre lëviz në drejtime të ndryshme dhe të qenit një personazh i famshëm nuk ju bën imun ndaj kësaj. Në këto situata, gjëja më e rëndësishme është gjithmonë mirëqenia e fëmijëve dhe duket se ky është prioriteti i parë i çiftit.

“Kenani është shumë aktiv në jetën e vajzave të tij. Ai është një baba i mrekullueshëm, veçanërisht duke pasur parasysh orarin dhe detyrimet e tij”, thotë burimi i brendshëm për ‘Us Weekly’. “Fëmijët kalojnë shumicën e kohës me nënën e tyre, por ai gjithmonë sigurohet që t’i shohë ata.”