Dënohet me 7 vjet burg, 54-vjeçari Ligor Biba, i shpallur fajtor për përdhunimin e fqinjës 15-vjeçare, e cila lindi fëmijën e tij, siç përcaktuan analizat e ADN-së. Por, Biba do të bëjë vetëm 4 vjet e 8 muaj burg, pasi pranoi akuzat dhe përfiton gjykim të shkurtuar. Pas denoncimit të prindërve të vajzës që ishte në klasën e 9-të, ai u arrestua tetorin e kaluar, ndërsa vendimi i dënimit u dha sot nga Gjykata e Pogradecit.