Aktualitet

Përdorimi i celularit në makinë, pritet të pesëfishohet gjoba

Policia Rrugore kërkon pesëfishimin e gjobës për përdoruesit e celularit gjatë drejtimit të mjetit. Me ndryshimet e reja që policia kërkon t’i bëhen Kodit Rrugor, kërkohet që kjo gjobë të kalojë në komision, me vlerë nga 5.000 deri në 15 mijë lekë, e njëjta masë si për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Këto ndryshime kanë gjetur edhe mbështetjen e disa deputetëve, që pritet t’i propozojnë së shpejti Kuvendit shqyrtimin e Kodit Rrugor.