Sport

Përfundojnë përgatitjet për sfidën e nesërme Shqipëri-Ukrainë

Pas presionit të madh të FIFA-s për të respektuar axhendën e miqësores, Shqipëria dhe Ukraina i dhanë fund përgatitjeve finale për sfidën e nesërme. Me të gjitha gjasat, 90-minutëshi do të zhvillohet pa praninë e tifozëve në stadiumin modest në Evian të Francës. Ndërkaq, formacioni i mundshëm pritet të jetë 4-1-4-1. Cristian Panucci do t’i besojë sërish portën Etrit Berishës, ndërsa prapavija do të plotësohet me 4 futbollistë.