Aktualitet

Përfundon ndërhyrja në segmentin Mbikalimi i Shkozetit-Sukth

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se ka përfunduar ndërhyrja në segmentin Mbikalimi i Shkozetit-Sukth. Prej orës 16:00 të ditës së sotme, aksi Tiranë-Durrës dhe anasjelltas është i hapur për të gjithë qarkullimin e mjeteve. Po ashtu ARRSH njoftoi se ditën e nesërme, rreth orës 05:30 të mëngjesit do të vazhdojë puna me ndërhyrjen në segmentin Sukth-Maminas. Bëhet me dije se trafiku do të devijohet në rrugën dytësore.