Një ekip i zyrtarëve amerikanë ndodhet në Korenë e Veriut për bisedime përgatitore para një samiti të mundshëm Donald Trump-Kim Jong Un. Siç raporton “Washington Post”, grupin negociator e kryeson ish-Ambasadori Amerikan në Korenë e Jugut, Sung Kim. Bisedimet zhvillohen sot dhe nesër. Takimi mes dy presidentëve pritet të ndodhë, më 12 Qershor, në Singapor.