Nesër është 26 maji, datë kjo që shënon ditën e “Hënës së Përgjakshme”. Por, nëse po pyesni veten se çfarë është ky fenomen, nuk ka të bëjë me rënien e gjakut në formë shiu në Hënë dhe as ndonjë ogur të zi për fundin e botës. Në fakt “Hëna e Përgjakshme” ka të bëjë me ngjyrën e kuqe të flaktë, që i përngjan asaj të gjakut që mbështjell qiellin në mënyrë misterioze.

Ky epitet poetik është në të vërtetë një mënyrë të thëni e asaj që teknikisht është “eklipsi i plotë hënor”. Ditën e nesërme, qielli do të sjellë shumë surpriza. Ky eklips i plotë i Hënës, në mëngjes do të jetë i dukshëm në Amerikën Veriore, ndërsa në mbrëmje në Azinë e Lindjes së Largët dhe Australinë.
Për fat të keq, eklipsi i plotë i hënës nuk do të jetë i dukshëm nga Spanja, megjithëse Hëna e plotë do të jetë një superhënë, por ne do të jemi në gjendje ta shohim atë përmes internetit pasi do të ketë transmetime të drejtpërdrejta.

Hëna do të jetë në ombrellën e errët të Tokës për një periudhë mjaft të shkurtër kohe: 14 minuta e 31 sekonda. Megjithëse nga fillimi deri në fund eklipsi do të zgjasë pak më shumë se tre orë për të kaluar hijen e Tokës.
Kujtojmë se eklipsi më i gjatë i shekullit 21 ndodhi më 27 korrik 2018 kur rreshtimi i hënës së plotë dhe hijes së Tokës ishte pothuajse perfekte, duke rezultuar në eklipsin më të gjatë hënor midis 2001 dhe 2100. Ajo zgjati, as më shumë dhe as më pak, se 1 orë e 43 minuta gjithsej.
