Presidenti i Republikës Ilir Meta iu bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa urgjente në mënyrë që të parandalojnë përsëritjen e një situate të ngjashme në të ardhmen në Bibliotekën Kombëtare. Prej ditës së djeshme Biblioteka Kombëtare shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të përmbytjeve, në katin e nëndheshëm të këtij institucioni pas stuhisë së 23 qershorit. Drejtoresha Persida Asllani tha sot se janë dëmtuar më shumë se 12 mijë botime.