Aktualitet

Përmet, të përndjekurit politikë kërkojnë eshtrat e të vrarëve nga diktatura

Ish të përndjekurit politikë kërkojnë eshtrat e të vrarëve nga diktatura. Sipas tyre, në total në të gjithë vendin janë 4.500 persona të zhdukur nga regjimi. Unioni i të përndjekurve politikë ka zhvilluar një aktivitet në qytetin e Përmetit, në lidhje me gjetjen e eshtrave të të gjithë të vrarëve gjatë regjimit komunist. Ndërkaq Presidenti i Unionit Besim Ndregjoni tha se: “Nga Përmeti duhet të drejtojmë gishtin. Të dënohen barbarët që kanë zhdukur eshtrat, të cilët bëjnë pjesë në politikbërjen shqiptare. A duhet të heshtim ne familjarët? Kemi 28 vite që i kërkojmë këto eshtra, t’u ndërtojmë një varr, t’u ndezim një qiri, të bëjmë një përkujtim, por këto eshtra ne nuk i gjejmë. Ky ishte pikësynimi i mbledhjes së Përmetit”-shprehu ai. Ish të përndjekurit gjithashtu i bën thirrje qeverisë që të reagojë sa më shpejt edhe për dëmshpërblimet e kësaj shtrese.