Suksesi i aplikacionit DeepSeek është një shembull i rritjes së kompanive kineze të inteligjencës artificiale (AI). Përparimi i aplikacionit kinez të inteligjencës artificiale (AI) DeepSeek reflekton rritjen e kompanive kineze në këtë fushë, tha një zyrtar i parlamentit kinez, Lu Cinijan. Lu, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me përparimin e Kinës në fushën e inteligjencës artificiale, tha se ajo që ka arritur ekipi i ri i start-up-it kinez të AI DeepSeek “është për t’u lavdëruar”.
Ai shtoi se DeepSeek ndjek një qasje me kod të hapur dhe promovon përdorimin e gjerë të teknologjisë AI në nivel global, si dhe se përmes ngritjes së kompanive si DeepSeek, mund të shohim inovacionin dhe përfshirjen e zhvillimit teknologjik kinez”. “Startup-i AI DeepSeek është lavdëruar në Kinë që kur së fundmi ka tronditur sektorin global të teknologjisë duke futur modele AI që kushtojnë vetëm një pjesë të asaj që kanë zhvilluar rivalët amerikanë si OpenAI”-theksoi Lu. DeepSeek, kompania kineze për inteligjencën artificiale (AI) me seli në Hangzhou, e cila ka lindur para disa vitesh si një start-up universitar, po përshpejton prezantimin e pasardhësit të modelit të janarit, R1.
Koreja e Jugut ka akuzuar startupin kinez të AI DeepSeek, për ndarjen e të dhënave të përdoruesve me pronarin e TikTok në Kinë. “Ne konfirmuam komunikimin e DeepSeek me ByteDance”-tha rregullatori i mbrojtjes së të dhënave të Koresë së Jugut për agjencinë e lajmeve Yonhap. Vendi kishte hequr tashmë DeepSeek nga dyqanet e aplikacioneve gjatë fundjavës, për shkak të shqetësimeve për mbrojtjen e të dhënave. Aplikacioni kinez shkaktoi valë tronditëse në botën e AI në janar, duke fshirë miliarda nga tregjet globale të aksioneve mbi pretendimet se modeli i tij i ri ishte trajnuar me një kosto shumë më të ulët se rivalët amerikanë si ChatGPT.