Bota

Përplaset helikopteri ushtarak, humbin jetën 18 persona

18 persona humbën jetën pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin e Oromiya të Etiopisë. Të gjithë personat e ndodhur në bord, duke përfshirë 15 ushtarë, humbën jetën. Të tre të vdekurit e tjerë mësohet të ishin civilë. Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim dhe ende nuk ka një version zyrtar të ngjarjes.