Gossip Showbiz

Përplasje mes Kris Jenner dhe Corey Gamble në dasmën e Jeff Bezos? Ja çfarë ndodhi në Venecia!

Kris Jenner dhe partneri i saj prej vitesh, Corey Gamble, duket se kanë përjetuar një moment tensioni gjatë qëndrimit të tyre në Venecia, me rastin e dasmës luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez. Sipas “Daily Mail”, çifti është filmuar duke debatuar menjëherë pasi dolën nga ceremonia, teksa hipnin në një taksi ujor.

Lexuesja e buzëve, Nicole Hickling, interpretoi momentin si një debat për privatësinë. Kris dyshohet se ka insistuar që askush tjetër të mos ndodhej në varkë përveç saj dhe Corey-t.

Në pamjet filmike, Corey dëgjohet t’i thotë stafit:

Jemi të lumtur që udhëtojmë vetëm. Kjo është ajo që Kris dëshiron

-ndërsa Kris, e irrituar, reagon me fjalët:

Çfarë po bën? Duhet të flasësh? Ta kam thënë… për hir të Zotit… dua të udhëtoj e vetme

Pavarësisht përplasjes, Kris ruajti mirësjelljen ndaj stafit, duke kërkuar që ata të falënderoheshin pasi i ofruan një pecetë për t’u fshirë nga uji gjatë udhëtimit.

Çifti ishte në Venecia bashkë me vajzat e saj Kim, Khloé, Kylie dhe Kendall Jenner. Por sipas një burimi pranë familjes Kardashian, nuk ishte planifikuar që të gjitha të merrnin pjesë në dasmë.

Thuhet se vetëm Kris dhe Kim ishin të ftuara fillimisht, ndërsa pjesa tjetër e motrave u përfshi në listën e të ftuarve vetëm pas ndërhyrjes së Kris-it, e cila i kërkoi vetë Laurens Sánchez-it për këtë gjatë një qëndrimi në Paris.

Burimet gjithashtu shtojnë se arsyeja pas kësaj ndërhyrjeje mund të ketë qenë më shumë strategjike sesa familjare. Sipas tyre, Kris shpresonte që kjo dasmë, ku morën pjesë personalitete të pasur e të famshëm, të ishte një mundësi ideale për vajzat e saj të pamartuara për të krijuar njohje të reja.

Pavarësisht gjithçkaje, familja Kardashian-Jenner e bëri sërish të ndjehej praninë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit në botën e showbiz-it.