Gossip Showbiz

Përplasje në sallën e gjyqit: Prokuroria kërkon largimin e një prej juristeve procesin ndaj Diddy-t?

Në javën e pestë të gjyqit kundër Sean “Diddy” Combs për trafikim seksual dhe konspiracion mafioz, procesi ka hyrë në një fazë të tensionuar, pasi prokuroria ka kërkuar përjashtimin e njërit prej anëtarëve të jurisë.

Sipas prokurores Maurene Comey, jurori në fjalë ka treguar “mungesë sinqeriteti” ndaj gjykatës, duke ngritur dyshime mbi integritetin e tij në vendimmarrje.

Na u desh ta bënim, ndonëse nuk donim

-tha Comey para gjyqtarit Arun Subramanian, në një seancë të zhvilluar jashtë pranisë së jurisë.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Diddy-t reagoi me tone të ashpra. Avokatja Alexandra Shapiro e cilësoi këtë kërkesë si një “përpjekje të kamufluar për të larguar një juror me ngjyrë”, duke e parë si të pajustifikuar dhe potencialisht të paragjykuar.

Gjykatësi Subramanian pritet të japë një vendim mbi këtë çështje brenda javës, pasi të shqyrtojë deklaratat e shkruara nga të dyja palët.

Aktualisht, juria është e përbërë nga 12 anëtarë – tetë burra dhe katër gra – si dhe gjashtë jurorë zëvendësues. Identiteti i tyre është mbajtur konfidencial.

Sean “Diddy” Combs, 55 vjeç, ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka deklaruar pafajësinë e tij. Procesi ndaj tij ka ngjallur interes të madh mediatik dhe publik, duke u kthyer në një prej gjyqeve më të ndjekura të vitit.