Celebrities Gossip Showbiz

Perrie Edwards mahnit me fustanin e tretë të nusërisë në dasmën luksoze në Portugali!

Këngëtarja e njohur britanike, Perrie Edwards, ka vazhduar të rrëmbejë vëmendjen e fansave edhe pas dasmës së saj madhështore me futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain në Portugali.

Pas publikimit të fotove zyrtare nga ceremonia, artistja ndau në rrjetet sociale pamje të reja nga festa e dasmës, ku zbuloi edhe fustanin e saj të tretë të bardhë.

Bëhet fjalë për një mini-fustan elegant, të zbukuruar me detaje perlash dhe qëndisje luksoze, të cilin e veshi gjatë koktejit dhe festës së mbrëmjes.

Fansat nuk i kursyen komplimentet për yllin e ish-grupit Little Mix, duke e cilësuar si një nga nuset më elegante të vitit.

Kjo ishte vetëm një nga tre paraqitjet e saj të ndryshme gjatë ditës së madhe, pasi Perrie kishte zgjedhur tre fustane të veçantë për momentet kryesore të ceremonisë dhe festimeve.


Dasma u zhvillua në fshatin piktoresk Estoi, në rajonin Algarve të Portugalisë, në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe ish-shoqet e saj të grupit Little Mix, Jade Thirlwall dhe Leigh-Anne Pinnock.

Perrie dhe Alex janë bashkë prej afro një dekade dhe u fejuan në vitin 2022. Çifti kanë dy fëmijë, djalin Axel dhe vajzën Alanis, e cila erdhi në jetë vetëm pak muaj para dasmës së tyre romantike.

Në intervistat e fundit, këngëtarja e përshkroi ceremoninë si “një nga ditët më të bukura të jetës së saj”, duke e krahasuar emocionin e asaj dite me momentet kur u bë nënë.