Lorna është banorja e radhës që i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP 5, duke u eliminuar në Prime-in e mbrëmjes së sotme. Vendimi erdhi pas votimit të publikut, në një nominim mjaft të fortë dhe të komentuar.
Ajo ishte në nominim përballë Selit, Mirit, Keijsit dhe Inës, një nominim i krijuar si pasojë e zinxhirit të shpëtimit, i cili solli dinamika dhe tensione të shumta brenda shtëpisë. Megjithëse kishte qenë pjesë e lojës që nga Prime-i i parë, Lorna nuk arriti ta çonte deri në fund strategjinë dhe rrugëtimin e saj në këtë format.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo u karakterizua nga një lojë më individuale, shpeshherë e qetë, por edhe me momente reflektimi dhe sinqeriteti. Megjithatë, duket se publiku ka preferuar më shumë historitë dhe dinamikat në çift, të cilat kanë dominuar këtë fazë të lojës.