Aktualitet

Pezullohen 18 leje drejtimi, shkak shpejtësia dhe alkooli

Policia vijon me aksionet për parandalimin e aksidenteve rrugore. 24 orët e fundit, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë u pikasën disa automjete që udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara. Ndërkaq, u pezulluan 18 leje drejtimi. Policia Rrugore thekson se pavarësisht masave të marra prej tyre, sërish ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe alkolin.