Toyota Motor Corp deklaroi së fundmi se ka pezulluar prodhimet në të 14 fabrikat e saj të montimit në Japoni për shkak të një mosfunksionimi të sistemit të prodhimit. Sipas mediave të huaja, defekti po e pengon Toyota-n të porosisë komponentë dhe shkaku i tij është nën hetim, megjithëse ka gjasa të mos jetë për shkak të një sulmi kibernetik.
Toyota pezulloi 12 fabrika në tregun e saj vendas që nga mëngjesi i ditës së djeshme dhe shtoi dy të fundit nga pasditja. Nuk dihet sa do të jetë sasia e humbjes nga ky “mosfunksionim”. Prodhimi vendas i Toyota-s ishte në rimëkëmbje pas një sërë shkurtimesh të prodhimit për të cilën ishte “fajësuar” mungesa e gjysmëpërçuesve. Por prodhimi u rrit me 29% në janar-qershor, rritja e parë e tillë në dy vjet.