Auto & Moto

Shefi i Toyotas, Toyoda: “Më shqetëson fakti që të gjithë po kalojnë te makinat elektrike…”

Akio Toyoda, kryetari i bordit të Toyota-s dhe një nga zërat më të njohur në industrinë automobilistike, ka shprehur shqetësimin e tij për kalimin masiv të prodhuesve drejt automjeteve elektrike. Ai tha se frika e tij më e madhe është që “të gjithë po kalojnë te automjetet elektrike”, duke shtuar se ndihet “shumë i vetmuar” në mbrojtjen e motorëve me djegie të brendshme. Toyoda theksoi se prej vitesh ka mbrojtur idenë se industria nuk duhet të mbështetet vetëm te automjetet elektrike, por të zhvillojë paralelisht edhe teknologji të tjera, si hibridet dhe motorët me hidrogjen.

Sipas tij, një kalim i shpejtë drejt makinave elektrike mund të rrezikojë vende pune dhe të lërë pas shumë përdorues në rajone ku infrastruktura e karikimit nuk është ende e zhvilluar. Ai deklaroi se e do “aromën, tingullin dhe emocionin” që ofrojnë motorët tradicionalë dhe se dëshiron të ruajë industrinë dhe furnizuesit që varen prej tyre. Megjithatë, Toyoda pranoi se shumica e prodhuesve të mëdhenj të automobilave tashmë po orientohen gjithnjë e më shumë drejt automjeteve elektrike. Pavarësisht qëndrimit të tij, Toyota vazhdon të investojë edhe në automjete elektrike, ndërsa strategjia e kompanisë mbetet e përqendruar te një gamë e gjerë teknologjish dhe jo vetëm te një zgjidhje e vetme.

Toyota ka prezantuar një ide të re për fansat e saj dhe për ata që kalojnë shumë kohë në zyrë apo duke luajtur. Sediljet e përparme të makinave tani po shiten si karrige zyre/gaming. Këto karrige janë të bazuara në sedilje reale automobilistike, duke ofruar komoditet, mbështetje ergonomike dhe një ndjesi “premium” të ngjashme me atë të makinave të kompanisë.

Dizajni synon të kombinojë funksionalitetin e një karrigeje zyre me stilin dhe cilësinë e brendshme të automjeteve Toyota. Çmimi i pritshëm për një njësi është rreth 3,100 dollarë, duke e vendosur produktin në segmentin e lartë të tregut të karrigeve ergonomike dhe gaming. Ndërkaq, Toyota ka tërhequr nga tregu një milion makina për defekte të ndryshme.