Drake mohon se një foto virale e trupit të tij është ndryshuar. Fituesi i Grammy, 38 vjeç, u shfaq në podkastin ‘Not This Again’ ku foli për spekulimet rreth fizikut të tij. Prezantuesi i podkastit, e pyeti reperin nëse kishte bërë ndërhyrje estetike abdominale, e cila është një lloj procedure kozmetike e thithes së dhjamit “që synon zonën e barkut për ta bërë atë të duket më e theksuar”, sipas Healthline.
Althoff i tha atij se pas një fotoje nga qershori që përfshinte muskujt e theksuar të barkut, njerëzit në rrjet filluan të hamendësonin pse trupi i tij dukej ndryshe. Kur u pyet nëse ka bërë një ndërhyrje estetike, Drake i mohoi spekulimet dhe u përgjigj:
Njerëzit thonë gjithashtu se kam bërë një BBL [Brazilian Butt Lifting]. Më quajnë ‘BBL Drizzy’. Nuk e di se si dukesha kur hyra këtu!
Reperi përfundimisht pranoi se e kishte modifikuar foton.
Erdha nga palestra, isha i djersitur në atë foto, ndoshta e rrita pak ‘photoshop-in’ ose diçka të tillë. Mendoj se e teprova shumë…
Këto thashetheme të fundit vijnë pas këngës diss të Metro Boomin në vitin 2024, në të cilën ai pretendonte se Drake i ishte nënshtruar një operacioni plastik. Kënga e Boomin, e titulluar “BBL Drizzy”, erdhi në mes të grindjes së vazhdueshme midis Drake dhe Kendrick Lamar. Drake nuk është i vetmi reper në muajt e fundit që mohon ndërhyrjen estetike tek muskujt e barkut. Në korrik, Big Sean hodhi poshtë spekulimet se ai kishte marrë implante abdominale. Kur një influencues i fitnesit, Blake Sanburg, hamendësoi se reperi 37-vjeçar ose kishte bërë një ndërhyrje ose kishte marrë steroide, Big Sean u përgjigj drejtpërdrejt në komente dhe i mohoi pretendimet.