Edhe pse vetëm pak orë pasi u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend, “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, një nga personazhet më të komentuar në rrjet, ka pasur një përplasje të fortë me G Banin, që ka shkaktuar një atmosferë të tensionuar në shtëpi.
Konflikti ka nisur pas disa provokimeve të G Banit ndaj Gjestit, duke përdorur fjalë ofenduese dhe kërkesa të papritura, çka e ka vënë reperin në një situatë tepër të pakëndshme.
G Bani ka kërkuar që Gjesti të bashkohej me të në tualet, një kërkesë që ka nënkuptuar se dëshironte të shkonte në nominim kokë më kokë me të, duke marrë parasysh pasojat nga edicionet e kaluara.
Kjo ka shkaktuar një reagim të qetë nga Gjesti, i cili është kundërshtuar ashpër dhe etiketuar nga G Banin si frikacak.
Ke ardhur si mysafir apo si trim?
Por Gjesti ka theksuar se do të qëndronte i fortë përballë provokimeve të tij dhe se preferon të flasë qetë.
Ky moment ka nxitur tensione të tjera mes banorëve që janë gjithashtu në fokus të diskutimeve.
Konflikti ka tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë, duke rritur më tej tensionin dhe dinamika mes konkurrentëve si dhe kanë vazhduar e gjatë ditës së sotme.