Aktualitet

Plagosja e 17 vjeçarit në gjimnazin e Cakranit, pranga bashkëmoshatarit!

Plagosja me thikë e një 17 vjeçari në gjimnazin “Mustafa Hoxha” të Cakranit, një ditë më parë, policia e Fierit arreston autorin e dyshuar, po i moshës 17 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tij është ngritur akuza “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë. Konflikti mes dy të miturve nisi kur i dëmtuari pretendonte se bashkëmoshatari shpërndante foto të tij, në rrjetet sociale.

I lënduari vijon të qëndrojë në spital, fatmirësisht jashtë rreziku për jetën. Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar: 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një plagosje me mjet prerës (thikë), në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha”, Cakran, ku mbeti i plagosur shtetasi i mitur, H.Xh., 17 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin e mitur, B.D., 17 vjeç, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.  Konflikti midis shtetasve të mitur ka nisur pasi shtetasi i dëmtur H.Xh., pretentonte se autori i dyshuar, shtetasi B. D., shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij.

Shtetasi H.Xh., aktualisht ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë), u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.