Detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një 17-vjeçar po lufton për jetën në spital, pasi u plagos aksidentalisht me armë nga shoku i tij. Gjithçka ndodhi rreth orës 01:40, në rrugën “Berit Beker”, te ish-dogana.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se në banesën e tij, Rigers Sylaj duke i treguar pistoletën shokut dhe duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e shkrepi aksidentalisht e për pasojë mbeti i plagosur i mituri.
Mësohet se plumbi e ka prekur adoleshentin në pjesën e kokës. 17 vjeçari u transportua me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë.
Përveç autorit të dyshuar, në pranga ranë edhe dy të rinj të tjerë, shtetasit me inicialet A V., 20 vjeç e HH., 22 vjeç, të dyshuar për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.