“Të gjitha territoret i përkasin shtetit unitar të Ukrainës”, kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Duke iu përgjigjur të dërguarit amerikan Steve Witkoff i cili i tha në Fox News se një marrëveshje e mundshme paqeje me Rusinë do të përfshinte çështjen e “pesë territoreve”, Zelensky u shpreh se vetëm populli ukrainas mund të flasë për territoret e shtetit tonë”.
“Dhe ju e dini se për ne këto janë vija të kuqe: të njohim çdo territor të pushtuar përkohësisht si jo ukrainas, por si rus”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cituar nga mediat ukrainase.
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, deklaroi se Vladimir Putin ishte i hapur për një marrëveshje “paqeje të përhershme” me Ukrainën, pas bisedimeve të zhvilluara me të, me në fokus fundin e luftës tashmë mbi tre vjeçare.
Pavarësisht presionit të madh që shefi i Shtëpisë së Bardhë ka ushtruar mbi të dyja palët, me shpresën të arrijë të vërë në jetë pretendimin e tij për një mbyllje të shpejtë të konfliktit, nuk ka mundur të sigurojë ndonjë lëshim të madh nga ana e Kremlinit.
Të premten, i dërguari i posaçëm i Trump, Steve Witkoff u takua me Putinin në Shën Petersburg, takimi i tretë i tyre i tretë që kur lideri republikan u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar. Në një intervistë të dhënë tani për Fox Neës, ai pohoi se sheh mundësinë e një marrëveshje. 0