Për të kapërcyer pasojat ekonomike të pandemisë koronavirus, parlamentet e Austrisë dhe Polonisë miratuan Planin Europian të Rimëkëmbjes në vlerë 672 miliardë euro. Me OK-ein e tyre përmbyllet procesi i ratifikimit të këtij projekti historik.
Në një mesazh në Twitter, Eurokomisioneri për Buxhetin, Johannes Hahn përshëndeti miratimin.
Me votat pozitive të dy parlamenteve, Austrisë dhe Polonisë, 27 shtetet anëtare finalizuan procesin e miratimit parlamentar!
Shuma 672 miliardë euro, subvencione dhe kredi të akorduara për vendet anëtare të Unionit, mishëron solidaritetin europian përballë krizës COVID-19.
Zbatimi i planit që u dakordësua në korrik të 2020-ës pas negociatave të vështira, shpesh është kritikuar për ngadalësi. Pagesat e para, që do të financojnë projektet e investimeve të shteteve anëtare në tranzicionin e gjelbër dhe digjital, nuk priten në fund të korrikut, në rastin më të mirë.
Çdo vend i BE-së ka mundësinë të depozitojë në Bruksel një plan investimesh të lidhur me reformat strukturore. 19 nga 27 shtete paraqitën projektin e tyre në Komision, që tashmë ka dy muaj kohë për t’i shqyrtuar dhe miratuar.
Këshilli Europian që përfaqëson shtetet anëtare do të ketë një muaj kohë për të dhënë dritën e gjelbër. Objektiv është që fondet të fillojnë të jepen këtë verë, të paktën sipas një deklarate të zëvendëspresidentit të Komisionit, Valdis Dombrovskis.
Ne jemi duke punuar sa më shpejt të jetë e mundur por këto janë vlerësime komplekse!
Spanja dhe Italia do të jenë përfituesit kryesorë me gati 70 miliardë euro secila duke lënë pas Francën.