Bota

Plani i ri i Trump për trazirat vendase, Washington Post: Presidenti do krijojë një Task Forcë të veçantë reagimi

Administrata Trump po shqyrton planet për të krijuar një “Forcë të Reagimit të Shpejtë për Trazirat Vendase”, e përbërë nga qindra ushtarë të Gardës Kombëtare dhe e ngarkuar me vendosjen e shpejtë në qytetet amerikane që përballen me protesta ose trazira, sipas një raporti në Washington Post sot, duke cituar dokumente të brendshme të Pentagonit.

LEXO EDHE: Ja kur caktohen zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska!

Dje, Trump njoftoi se kishte urdhëruar marrjen federale të kontrollit të forcës policore të Uashingtonit dhe vendosjen e 800 anëtarëve të armatosur të Gardës Kombëtare me fuqi arrestimi, nëse është e nevojshme, me qëllim që  të adresojë shkallën e lartë të krimit në kryeqytetin e SHBA-së.

LEXO EDHE: Prindërit e adoleshentit padisin OpenAI: “ChatGPT e inkurajoi djalin tonë drejt vetëvrasjes” Si u përgjigj ChatGPT?

Gjatë fundjavës, ai kishte dërguar përforcime federale në rrugë dhe kishte bërë thirrje që adoleshentët nga mosha 14 vjeç të gjykoheshin si të rritur, duke e paraqitur kryeqytetin amerikan si një qytet të rrënuar nga bandat e dhunshme të të rinjve.