Platforma X, e drejtuar nga Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje të gjerë shërbimi që ka prekur përdoruesit në mbarë botën. Sipas të dhënave nga Downdetector, problemi ka arritur kulmin pak para orës 15:00, me mijëra raporte për ndërprerje të shërbimit në vende të ndryshme. Në disa rajone, përdoruesit kanë pasur vështirësi për t’u kyçur në llogaritë e tyre, për të ngarkuar postime ose për të dërguar mesazhe.
Problemet u shfaqën si në desktop ashtu edhe në aplikacionet mobile të X. Elon Musk foli hapur në X pasi shumica e problemeve u zgjidhën. “Jam rikthyer të kaloj 24/7 në punë dhe të fle në dhoma konferencash, dhoma serverash ose fabrika”-tha Musk në postim. X konfirmoi se shkaku i problemit ishin problemet teknike me qendrën e të dhënave. Pati një zjarr në njërën nga qendrat e të dhënave pranë Portlandit, gjë që mund të kishte ndikuar në stabilitetin e shërbimit. Kjo ishte ndërprerja e dytë e madhe e X-it në vetëm 24 orë. Incidenti i parë u regjistrua të enjten, kur, sipas një njoftimi zyrtar nga ekipi i inxhinierisë së X, pati një defekt në qendrën e të dhënave.
@grok show Elon peacefully sleeping in a glowing server room, tucked under a blanket made of ethernet cables, with a Roomba gently humming a lullaby next to him.
— RΛCHΞY (@Rachey13x) May 24, 2025
Ndërkaq, nëse chatbot-et me Inteligjencë Artificiale (Al) do të detyroheshin të vendosnin mes Elon Musk dhe Sam Altman për të udhëhequr garën e AI, me të ardhmen e njerëzimit në rrezik, kë do të zgjidhnin? CEO i OpenAI i shtroi pikërisht këtë pyetje Grokut por, ai humbi. “Nëse detyrohem të zgjedh, do të anoja nga Musk për theksin e tij të sigurisë, kritike për mbijetesën e njerëzimit, megjithëse aksesi i Altman është jetik”-iu përgjigj Grok në pronësi të Musk, pyetjes së Altman. Kur Grok i xAI u integrua në platformë, shumë përdorues, duke përfshirë edhe vetë Musk, kanë përdorur chatbotin në të njëjtën mënyrë.