Aktualitet

Plot 20 mijë hektarë tokë shtetërore do të jepet me qera

Të gjithë ata fermerë ose subjekte të interesuar për tokë bujqësore mund të përfitojnë nga tokat shtetërore të cilat do të jepen me qira. Ministria e Bujqësisë ka hapur aplikimet për rreth 20 mijë hektarë tokë e cila është e shpërndarë në të gjithë vendin. Çmimi i tokës varion nga 5 mijë deri në 22 mijë lekë për hektar. Dhënia me qira e tokës ka një afat që varion nga 33 deri në 99 vite në bazë të kulturave që mbillen.