Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.
I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte mjeku kirurg Panajot Papa. Ai zbuloi ‘sekretet’ dhe të pathënat rreth kirurgjisë plastike, teksa përmes rasteve konkrete, tregoi vështirësitë, kërkesat e çuditshme dhe situatat e papritura. Ndërkohë, teksa zbuloi gjithçka rreth rritjes së pen*sit, i pyetur lidhur me përhapjen e kësaj problematike te popullsia shqiptare, mjeku u shpreh:
Shqiptarët janë në Top 5 në botë sipas të dhënave që kemi. Jemi në nivele të larta anatomike. Përgjithësi zona në Mesdhe është e tillë. Do dëgjojmë pacientë që mund të thonë të kundërtën, por kemi të dhëna të tilla. Kemi dhe raste që vijnë të zgjidhin problematika të tilla.