Health & Beauty Live From Tirana

“Acidi hialuronik në zonën gjenitale të femrave sjell përfitim”, paralajmëron mjeku kirurg: Produktet për rritjen e pen*sit nuk…

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte mjeku kirurg Panajot Papa. Ai zbuloi ‘sekretet’ dhe të pathënat rreth kirurgjisë plastike, teksa përmes rasteve konkrete, tregoi vështirësitë, kërkesat e çuditshme dhe situatat e papritura. Ndërkohë, a funksionojnë produktet dhe kremat që reklamohen masivisht në internet për zmadhimin e pen*sit te meshkujt? Flet mjeku:

Në asnjë mënyrë. Edhe acidi hialuronik që vendoset duhet patur kujdes. Është kaq zonë anatomike e veçantë që duhet patur kujdes. Është më e thjeshtë duke injektuar acid hialuronik në zonën gjenitale të femrave sepse me kalimin e viteve mund të japë një hidratim, një përfitim më të theksuar.