Një M (mashkull) në dokumente tregon një identitet gjinor me të cilin ato nuk e identifikojnë veten. Kjo është situata për mijëra gra transgjinore që detyrohen nga ligji ushtarak të qëndrojnë në Ukrainë për të luftuar, si të gjithë burrat nga mosha 18 deri në 60 vjeç. Por ato, në realitet, janë gra që kur filloi avancimi rus, ende nuk i kishin ndryshuar dokumentet për shkak të procedurës së gjatë dhe komplekse që kërkon ky ndryshim së bashku me vizitat psikiatrike.
Një nga aktivistet ukrainase për të drejtat LGBT+ thotë se:
Para luftës Ukraina kishte bërë shumë përparim në fushën e të drejtave të LGBT +. Kemi luftuar kundër disa kufizimeve, aq sa që nga viti 2017, Ministria e Shëndetësisë ka zbutur trajtimet e deritanishme të ofruara për personat transgjinorë, si qëndrimet e gjata në institucionet psikiatrike dhe sterilizimet e pakthyeshme. Sigurisht që nuk jemi ndër vendet më progresive, por ishim në rrugën e duhur. Ndër të tjera, në Cohort, në fillim të shkurtit, filluam projektin ‘Trans Leadership School’ për të trajnuar personat e interesuar për t’u bërë aktivistë për të promovuar të drejta dhe mundësi të barabarta.

Fatkeqësisht, shumë njerëz transgjinorë gjithashtu e gjejnë veten në këtë situatë. Për të menaxhuar çdo operacion, duke zgjidhur kërkesat e shumta për ndihmë, falë mbështetjes së ekipit të saj dhe donacioneve nga mbështetësit, është Anastasiia (transgjinore) e cila nuk e ka braktisur kurrë Kievin, qytetin e saj:
Derisa shpëtova gruan dhe vajzën time, kam jetuar ditë të tëra në ankth. Tani ato janë të sigurta në Lviv dhe unë mund të përkushtohem tërësisht për të ndihmuar komunitetin tim nga streha ime e vogël në zyrë, në shtëpinë time. Ju mund ta ndihmoni vendin tuaj edhe pa luftuar, por duke ofruar ndihmë humanitare. Të gjithë duhet të jenë të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre, por admirimi im shkon për gratë transgjinore që kanë vendosur të qëndrojnë dhe të luftojnë ose të ndihmojnë si vullnetare, spontanisht. Unë i respektoj dhe i falënderoj që morën një vendim kaq të guximshëm, jam krenare për to. Kur armiku troket në derë, nuk mund të shpëtosh, kushdo që mendon të bashkojë forcat për të kontribuar në fitore. Ne po rezistojmë për të fituar këtë luftë dhe për të rifituar territoret tona. Nuk do të jetë e lehtë, por do t’ia dalim.
