Tensionet mes Brooklyn Beckham dhe familjes së tij duket se nuk po shuhen, dhe tani fansat mendojnë se Nicola Peltz mund të ketë hedhur edhe më shumë “benzinë në zjarr”.
Aktorja 31-vjeçare publikoi në Instagram një foto ku shfaq fleksibilitetin e saj ekstrem, duke bërë spagatën përpara pas një periudhe intensive stërvitjeje për filmin e saj të ri “Prima”, ku ajo luan rolin e një balerine.
Por ajo që fillimisht dukej si një moment krenarie për transformimin e saj fizik, mori një tjetër drejtim në rrjet. Ndjekësit nisën të spekulojnë se poza e saj ishte një “thumbim i fshehtë” ndaj Victoria Beckham.
Stilistja e njohur është bërë ikonike për pozën e saj të famshme, duke ngritur këmbën në ajër në një kënd perfekt, një lëvizje që është kthyer në “markë personale” prej vitesh.
Fansat dyshojnë se Nicola mund të ketë tentuar ta “tejkalojë” këtë pozë, duke treguar fleksibilitet edhe më ekstrem, në një kohë kur marrëdhëniet mes saj dhe familjes Beckham raportohen të jenë të tensionuara.
Nga ana tjetër, transformimi i Nicola-s nuk është rastësi. Për rolin në “Prima”, ajo ka ndjekur një regjim të rreptë ushqimor dhe stërvitje intensive për katër muaj, duke arritur rezultate drastike fizike.
Ndërkohë, Victoria Beckham ka qenë prej kohësh e lidhur me këtë lloj fleksibiliteti, falë trajnimit të saj në balet që në moshë të re, një aftësi që ajo e ka shfaqur shpesh në rrjete sociale dhe evente publike.