Një studente kanadeze u gjobit me 400 dollarë pasi po shikonte orën e saj smart ndërsa priste në semafor. Në gjykatë, Ambrose tha se po shikonte objektin që mbante në dorë për të ditur sa është ora. Viktoria Ambrose shkeli rregullat e qarkullimit në Ontario dhe u shpall fajtore. Ndonëse 20-vjeçarja tentoi të justifikohej, gjyqtari mori vendimin drastik me gjobë, pasi e cilësoi orën Apple, si zbavitje të rrezikshme.