Aktualitet

Policia Kufitare-emigrantëve: Mos u dyndni drejt Kapshticës, për sot u plotësua kuota

Drejtoria Vendore e Migracionit në Korçë deklaron se është plotësuar kuota ditore e 300 personave në Kapshticë. Nga ana e policisë greke është pezulluar puna dhe deri nesër në orën 6:00 të mëngjesit nuk do të lejohet më askush të kalojë kufirin. Policia u apelon qytetarëve të mos vijojnë udhëtimin për ditën e sotme në pikën doganore të Kapshticës.