Sot në mëngjes policia ka bastisur shtëpinë e ish zv/kryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami.
Nga MPB thonë se, bastisjet janë bërë rreth dyshimeve për krim në Lotarinë e Maqedonisë.
Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ku siç është bërë publike tanimë ai ndodhet në Kosovë, dhe ka theksuar se është për vizitë private dhe do të kthehet përsëri në Maqedoninë e Veriut.
Derisa gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami, as ai nuk është gjetur në shtëpi.
Sipas “ALSAT”, jo zyrtarisht mësohet se në shtëpinë e ish-drejtorit Përparim Bajrami janë gjetur, 50 mijë franga zvicerane. SHBA-të e shpallën Grubin ‘non grata’ më 9 Dhjetor, teksa ai ka mbajtur detyrën e zv/kryeministrit nga radhët e BDI.
Gjithashtu, në listën e zezë është përfshirë edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.
Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) kërkon largimin nga auditorët e Universitetit të Tetovës të ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Kërkesa e forumit vjen pas përfshirjes së Grubit në listën “Non Grata” të SHBA-së.
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u detyrua të tërhiqej nga çdo funksion shtetëror dhe politik. Tani i kërkohet të mos ligjërojë më në universitet. Sipas Forumit për Ndryshime në Arsim, Artan Grubi ka shkelur çdo parim të ndershmërisë dhe prezenca e tij në radhët e profesorëve komprometon vlerat themelore të integritetit akademik.
LEXO EDHE: Seanca e dy parlamenteve Kosovë-Shqipëri, përgatitje në Prishtinë!